KJ – Ministri i Financave shkarkohet për shkak të ngadalësimit të ekonomisë

65

SEUL, 9 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti koreano-jugor, Moon Jae In shkarkoi dy funksionarë të lartë të ekonomisë, mes të cilëve edhe ministrin e Financave, në kontekstin e ngadalësimit të rritjes ekonomike, të rritjes së papunësisë dhe të pabarazive të theksuara të të ardhurave.

“Ministri, Kim Dong Yeon dhe shefi i kabinetit i ngarkuar me strategjinë politike, Jang Ha Sung u shkarkuan nga funksionet e tyre dhe u zëvendësuan”, njoftoi zëdhënësi i Shtëpisë Blu, presidenca koreano-jugore në një deklaratë televizive.

Sipas medias, dy personalitetet kishin për detyrë të zgjidhnin vështirësitë e ekonomisë që renditet e njëmbëdhjeta në botë./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.