INSTAT: Biznesi rriti në 16 miliardë euro xhiron vjetore

77

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/- Biznesi rriti në rreth 16 miliardë euro xhiron vjetore, duke dominuar kështu në kontributin e rritjes ekonomike të vendit.

INSTAT bëri të ditur të dhënat e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, ku evidentoi se  rritja e shitjeve u rrit me afro 8%, rritje kjo pothuajse dy herë më e lartë krahasuar me vitin 2016.

Sipas INSTAT, bizneset me mbi 50 të punësuar realizuan vitin e kaluar 46,5% të shitjeve neto, në rritje të mëtejshme me 2 % ndaj një viti më parë. Ndërsa rreth 1200 ndërmarrje, që përfaqësojnë 1,2% të numrit të përgjithshëm të bizneseve në Shqipëri, që realizojnë afro gjysmën e shitjeve kanë kryer dhe mbi 70% të investimeve private në ekonomi. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.