HUNGARI – Mbyllen hetimet për dhëndrin e Orbanit, i dyshuar për korrupsion

69

BUDAPEST, 9 nëntor  /ATSH-ANSA/ – Prokuroria dhe policia hungareze kanë mbyllur hetimet për mashtrim, pa inkriminuar askënd, raportuar nga Zyra e BE-së kundër Mashtrimit (OLAF), lidhur me dhëndrin e kryeministrit Viktor Orban, bën të ditur shtypi vendas.

“Nuk ka krim”, theksoi në një deklaratë avokati i tij.

Nga ana tjetër, OLAF kishte raportuar parregullsi për një vlerë totale prej më shumë se 40 milionë eurosh në operacione drejtuar për modernizimin e ndriçimit rrugor në dhjetëra qytete hungareze midis viteve 2009 dhe 2014 dhe dyshohej ”për shenja të dukshme të krimit të organizuar”, sipas prokurimeve.

Këto ishin pilotuar në mënyrë që fituesi të ishte gjithmonë kompania ”Elios”, në pronësi të dhëndrit 32-vjeçar të Orbanit.

Kushtet e prokurimit ishin hartuar nga ekspertët e ”Elios”, në mënyrë që të  përjashtohej çdo konkurrent.

Për parregullsitë e zbuluara, OLAF kërkon shlyerjen e shumës totale.

Ingeborg Grassle, presidenti gjerman i komisionit të kontrollit të buxheteve të Parlamentit Europian, tha se ishte i zhgënjyer për mbylljen pa inkriminim të hetimeve.

‘’Prisnim një hetim të vërtetë, me përgjegjësi të përcaktuara “, tha ai për gazetën ”Nepszava”.

“Me sa duket ka disa të paprekshëm në regjimin e Orbanit dhe Hungaria do të paguajë shumë për korrupsionin që ka”, tha nënkryetari socialist i parlamentit, Tamas Harangozo.   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.