HISTORI – 80 vite nga ”Kristallnacht”

65

BERLIN, 9 nëntor /ATSH-DPA/ – Natën e 9 nëntorit 1938 nazistët shkatërruan 7 500 biznese dhe institucione hebraike në Gjermani, çka shënoi edhe fillimin e dhunës ndaj popullit hebre.

Rreth 1 200 sinagoga, qendra lutjeje hebrenjsh, dhe shtëpi u dogjën dhe u plaçkitën prej tyre.

Numri i njerëzve të vdekur mbeti i paqartë, ndërsa regjimi nazist foli për 91 hebrenj të vdekur.

Historianët thonë se më shumë se 1 300 persona humbën jetën si rezultat i masakrës. Më shumë se 30 000 u transportuan në kampet e përqëndrimit.

Ministri i propagandës naziste, Joseph Goebbels e quajti atë një “valë spontane të zemërimit publik”, ku pas saj fshiheshin paraushtarakët nazistë SA dhe SS.

Pjesëmarrja nga publiku i gjerë ishte e rrallë.

Megjithatë, shumë pak nxituan të ndihmonin fqinjët e tyre hebrenj.

Nazistët justifikuan vrasjen e diplomatit gjerman Ernst vom Rath më 7 nëntor 1938, në Paris, si arsye për trazirat.

Autori i vrasjes ishte një djalosh hebre 17-vjeçar me emrin Herschel Grynszpan.

Vala e dhunës – e njohur historikisht si “Kristallnacht” (Nata e kristaltë), ishte fillimi i masakrës kundër popullit hebre. Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, rreth gjashtë milionë hebrenj u vranë.

Termi “Kristallnacht”, u referohet vitrinave të dyqaneve të hebrenjve, ndërsa sot shihet si një term banal duke marrë parasysh ashpërsinë e ngjarjeve./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.