Haradinaj – Cuoci: Gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë

44

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim pune me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci, vlerësuan se gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë dhe për mbajtjen e një mjedisi të qetë e të sigurt.

Sipas tyre, bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se KFOR-i në vazhdimësi ka dhënë kontribut të madh për një Kosovë të sigurtë e paqësore dhe prezenca e këtij misioni do të jetë gjithmonë e mirëpritur.

“Nga Komandanti Cuoci, pata nderin të pranoj emblemën e KFOR-it, si shenjë e bashkëpunimit konstruktiv”, shkruan Haradinaj. /KosovaPress//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.