FUTBOLL – “Barcelona” humbet durimin me Dembelen

69

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ – Ousman Dembele vazhdon të shkaktojë probleme te “Barcelona”, kësaj here duke mos marrë pjesë në stërvitje për shkak të një problemi në stomak dhe për këtë francezit ju deshën plot 1 orë e 30 minuta për të informuar klubin.

Sipas “Marca”, klubi katalanas është përpjekur që të kontaktojë me lojtarin, por pa sukses.

Pas 90 minutash ishte vetë Dembele që kontaktoi me “Barcelonën” duke ju shpjeguar edhe arsyet se përse nuk kishte shkuar në stërvitje.

Klubi bën me dije se është ende e paqartë mungesa e tij, e cila mund të ketë ardhur për shkak të një viroze ose helmimi.

Incidenti i së enjtes nuk është një rast i izoluar, pasi Dembele është paraqitur shpeshherë me vonesë në stërvitje.

Deri tani klubi e ka mbuluar lojtarin dhe moskorrektësinë e tij, por këto raporte po ndryshojnë pasi “Barcelona” po humbet durimin me të.

Dembele është duke kaluar një moment të vështirë si në fushë, edhe në adaptimin e jetës në Barcelonë. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.