FSHF mbledhje me kolegjiumet për rritjen e standardeve të edukimit të arbitrave

62

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ – Sektori i arbitrimit në bashkëpunim me Komitetin e Arbitrimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), organizuan ditën e sotme një mbledhje me të gjitha kolegjiumet në vendin tonë. Mbledhja është zhvilluar nën drejtimin e Presidentit të Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, Tahir Kastrati, njëkohësisht dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si edhe shefi i sektorit të arbitrave, Sokol Jareci. Temat kryesore të kësaj mbledhje ishin: Rritja e standardeve të edukimit të arbitrave si dhe riorganizimi i disa kolegjiumeve.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.