FRANCË – Nxirret nga rrënojat viktima e tetë pas shembjes së godinave në Marsejë

53

PARIS, 9 nëntor /ATSH-AFP/ – Forcat e shpëtimit gjetën sot kufomën e tetë, atë të një gruaje nën rrënojat e pallateve, të cilat u shembën të hënën në Marsejë, njoftoi për median prokurori Xavier Tarabeux.

Trupat e pesë burrave dhe të dy grave u gjetën të vdekur prej shembjes spontane të këtyre dy godinave të vjetra. Autoritetet po kërkonin kryesisht 8 personat të cilët rezultonin të zhdukur nën rrënoja./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.