FRANCË – Deputetët votojnë krijimin e prokurorisë kombëtare kundër terrorizmit

68

PARIS, 9 nëntor /ATSH-AFP/ – Deputetët votuan sot krijimin e zyrës kombëtare të prokurorisë kundër terrorizmit (PNAT) , në kuadër të shqyrtimit në komisionin e projektit të reformës së drejtësisë.

I drejtuar nga një prokuror kundër terrorizmit i Republikës, i cili ende nuk është bërë i njohur, kjo PNAT do të zëvendësojë prokurorinë e Parisit për trajtimin e veprave terroriste, krimeve kundër njerëzimit, krimeve dhe krimeve të luftës, krimet e torturës si dhe shkeljet e mëtejshme që lidhen me përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë.

Komisioni i Ligjeve votoi këtë krijimin nëpërmjet një amendamenti të qeverisë. Teksti do të shqyrtohet në leximin e parë në Asamble më 19 nëntor./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.