FRANCË – Alarmohet Philippe: Bum i akteve antisemite

60

PARIS, 9 nëntor /ATSH-ANSA/ – Me anë të një statusi në FB, kryeministri francez Edouard Philippe ngre alarmin për fenomenet shqetësuese antisemite.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2018, aktet antisemite janë rritur 69%, krahasuar me dy vite më parë.

“Çdo agresion i kryer kundër bashkatdhetari tonë hebre, tingëllon si një përsëritje e re e ‘Natës së kristaltë”, thotë kryeministri, saktësisht 80 vjet nga ”Nata e kristaltë”, në pogromin e udhëhequr nga nazistët kundër hebrenjve në të gjithë Gjermaninë, në natën midis 9 dhe 10 nëntorit 1938.

“Përse të kujtohet në 2018, një episod i tillë i tmerrshëm? Sepse jemi shumë larg nga antisemitizmit”, thotë Philippe duke evokuar të dhëna të patolerueshme të akteve antisemite në Francë në vitin 2018./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.