Foto/ Vlorë, rikualifikimi i qendrës historike mundësi për bizneset lokale

81

TIRANË,9 nëntor /ATSH/ – Qendra historike e Vlorës ndërthur diversitetin dhe bashkëjetesën e kulturave, feve dhe është pjesë e së përditshmes dhe e historisë.

Vijon puna për rikualifikimin e zonës urbane pranë qendrës së qytetit të Vlorës.
Ecuria e punimeve në qytetin e Vlorës mbikëqyret në mënyrë të vazhdueshme nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, AADF, Bashkia Vlorë dhe studio projektuese.

Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit teknik dhe financiar të Albanian-American Development Foundation. Projekti synon shndërrimin e kësaj zone në një pikë aktraktive për turistët, si dhe një mundësi më shumë zhvillimi për bizneset vendase.

Ky projekt zbaton restaurimin në zemër të Vlorës, aty ku qyteti ende ruan identitetin, gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të . Punimet po realizojnë restaurimin e rrugës “Justin Godar”, ish-pazari, “Lagja e Hebrenjve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga, xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit, etj. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.