FOTO/ Vlorë, aty ku libri takon trashëgiminë kulturore

87

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ – Nisma e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës ”Lëvizja Kombëtare e Leximit” po shkon pranë brezit të ri kudo në çdo cep të vendit. Kjo pasi çdo fëmijë kudo që të ndodhet duhet të njihet me librin për t’u bërë nesër një qytetar i denjë europian i kulturuar.

Aktivitetet dhe larmishmëria e tyre në kuadër të kësaj nisme po ndërthur sëbashku leximin dhe ambiente mjaft atraktive, ku të rinjtë lexojnë, siç janë vendet e trashëgimisë kulturore. Kjo pas të rinjtë duhet të informohen me anë të librit dhe gjithashtu të njohin nga afër historinë e vendit të tyre.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë vijon me aktivitetet në kuadër të “Lëvizjes Kombëtare të Leximit”. Me nxënës të shkollës “4 Heronjtë”, u takuan sot për një libër te muret e Aulonës Antike, pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë.

Tashmë muret rrethuese të Aulonës Antike janë kthyer në një destinacion atraktiv për turistët vendas dhe të huaj si dhe për nxënësit e shkollave./a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.