Fleckenstein: Reforma në Drejtësi vijon, problemet duhen zgjidhur

57

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ – Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, deklaroi sot në një konferencë për mediet se Shqipëria duhet të vijojë me reformën në Drejtësi.

“Reforma në drejtësi po vijon pavarësisht se e dimë se ka disa probleme që duhen zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Një reformë e tillë është mjaft e veçantë pasi nuk shikojmë që një përpjekje e tillë të jetë bërë në ndonjë vend tjetër ndaj nëse dalin probleme duhet të jemi të kujdesshëm për t’i zgjidhur ato”, – u shpreh Fleckenstein.

I pyetur për situatën me Gjykatën Kushtetuese, Fleckenstein tha se, “nuk na pëlqen kjo situatë, por sigurisht e dimë që ky proces është si një efekt domino, por nuk e shoh si një problem që nuk mund të zgjidhet së shpejti”.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.