Firmoset kontrata dhe fillon puna për Bypass-in e Vlorës

118

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/- Në përfundim të procesit të procedurave konkurruese për përzgjedhjen e kompanisë kontraktore, që do të kryejë punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi sot kontratën me Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing. E. Mantovani”.

Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë bën të ditur se kontrata ka vlerën e financimit prej 35.874.354 euro.

Kompania kontraktore fillon tanimë punën në terren duke ringritur kantierin dhe vazhduar investimin për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.