Dixhitalizimi i arkivave, sfida e bashkisë së Lezhës

55

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Standardizimi i arkivave dhe sistemimi i çdo dokumenti zyrtar konform rregullave ka qenë një sfidë për bashkinë e Lezhës, pas reformës territoriale.

Kjo i jep përgjigje shumë problematikave të akumuluara në ish-komunat apo bashki.

Gradualisht, bashkia po ecën me hapa pozitiv, në drejtim të krijimit të infrastrukturës së nevojshme dhe stafit të përkushtuar e profesional.

“Sa më shumë avancojmë aq më tepër i afrohemi një stadi tjetër të arkivave, që është dixhitalizimi i sistemit. Por deri atëherë, realisht duhet ende punë për t’u bërë”, thuhet në njoftimin e bashkisë së Lezhës.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.