Dita Botërore e Lirisë, përkujtohet rënia e Murit të Berlinit

56

TIRANË, 9 nëntor /ATSH- I. Vata/ – “Dita Botërore e Lirisë përkujton rënien e Murit të Berlinit dhe të komunizmit në Europën Lindore dhe Qendrore”, shprehet Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Po ashtu Ambasada kujton se kjo ditë u caktua nga Presidenti George W. Bush.

“Dita u caktua në 2001 nga Presidenti George W. Bush për të festuar ribashkimin e njerëzve të dashur, të ndarë nga Perdja e Hekurt, dhe shërben si një shenjë njohjeje të dëshirës së njerëzve për të jetuar në një shoqëri më të mirë, më të drejtë. Çfarë do të thotë liri për ju?” – shprehet Ambasada. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.