Dhuna në sfidën mes “Tiranës” e “Kukësit”, disiplina merr vendimin

76

TIRANË, 9 nëntor/ATSH-A. Fortuzi/ – Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të dënojë “Tiranën” me dy ndeshje pa tifozë në stadiumin e saj. Incidenti i ndodhur në fund të sfidës së luajtur në mesjavë mes bardhebluve dhe “Kukësit”, e përfunduar në barazim është marrë nën monitorim nga FSHF, e cila përmes komisionit të disiplinës ka vendosur që K.F “Tirana”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke u futur brenda pjesës së rrethuar të fushës dhe duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës”.

Kujtojmë, të martën në fund të sfidës mes “Kukësit” e “Tiranës” luajtur në “Selman Stermasi” në kuadër të javës së 12-të të Superiores, tifozët bardheblu mësynë katërkëndëshin e gjelbërt duke goditur futbollistët e “Tiranës” për shkak se sipas tyre nuk po japin maksimumin për fanellën. “Tirana” po kalon një moment jo të mirë në Superiore dhe nuk gjetur ende fitoren nën drejtimin e teknikut Ardian Mema./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.