Derbi argjentinas, “River Plejt”- “Boka Zhunior” një biletë 4 mijë euro

87

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ – Derbi më i zjarrtë në botë, ai mes “River Plejt” dhe “Boka Zhunior” ka shënuar edhe një rekord tjetër.

Në “Superklasiken e shekullit” një biletë do të shitet deri në 4 mijë euro.

Interesimi i tifozëve është i jashtëzakonshëm. Biletat më të lirat mund të gjenden për “vetëm” 1200 euro.

Të shtunën në 21:00 në “Bambonera” do të shkruhet një faqe e historisë së futbollit latin.

Skuadrat e Amerikës Latine do të përballen në finalen e Kupës Libertatores, që është trofe i njëjtë për nga rëndësia si Liga e Kampionëve në Europë.

Finalet e kësaj kupe luhen me 2 takime dhe në to parashikohet gjithçka, pasi ekipet e Buenos Airesit kanë një jetë mes rivalitetit. Të dyja skuadrat kanë eliminuar rivalë brazilianë në gjysmëfinale. /o.l/.j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.