Dëmtohet Ylber Ramadani, mungon në ndeshjet e radhës së kombëtares

60

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ – Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka pësuar një dëmtim në dorë dhe për këtë arsye nuk do të jetë në shërbim të trajnerit Kristian Panuçi për 2 ndeshjet e radhës së kombëtares që do të zhvillojë me Skocinë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve në datën 17 nëntor në “Loro Boriçi”, si dhe ndaj Uellsit në datën 20 nëntor në “Elbasan Arena”.

Ramadani aktivizohet në radhët e “Vejle Boldklub” në Danimarkë. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.