Dëmtohet Dembele, nuk luan deri më 2019

75

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ – Mesfushori belg, Mousa Dembele do të mungojë për dy muaj.
Dembele është lënduar në takimin e javës së shkuar përballë “Wolverhampton”.

Ai sot i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore ku mjekët kanë konstatuar që ka lënduar ligamentin e këmbës së djathtë.

Kështu, përfaqësuesi i Belgjikës nuk pritet të luajë deri në muajin janar të vitit që po vjen.

“Shpresojmë ta kemi gati në fillim të janarit”, ka thënë trajneri i “Spurs”, Mauricio Pochettino.

Dembele do të mungojë edhe në dy ndeshjet vendimtare të “Tottenhamit” në Ligën e Kampionëve, përballë “Interit” dhe “Barcelonës”.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.