BRAZIL – Arrestohet manjati Batista, i grupit JBS-së në kuadër të hetimit antikorrupsion

53

SAN PAOLO, 9 nëntor /ATSH-AFP/ – Manjati i produkteve ushqimore, Joesley Batista, i grupit ”JBS” u arrestua sot së bashku me dy ish-ministra të Bujqësisë si pjesë e hetimit antikorrupsion ”Lavazhi ekspres”, njoftoi Policia Federale.

Në total u lëshuan 19 mandat arreste dhe 64 urdhër kontrolle në pesë shtete të vendit, sqaroi policia në një komunikatë për shtyp.

Operacioni kishte si objektiv shkatërrimin e një organizate kriminale që vepronte brenda Dhomës së Deputetëve dhe Ministrisë së Bujqësisë (Mapa) për llogari të JBS-së, një nga kompanitë më të mëdha agro-ushqimore të Brazilit.

Joesley Batista vitin e kaluar kishte një marrëveshje ”të shpërblimit të denoncuar” me gjykatën e cila kërcënoi deri edhe presidentin e Republikës, Michel Temer. Ky i fundit mundi të shpëtojë postin e tij./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.