BM – Rritje ekonomike pavarësisht afrimit të Brexit

67

LONDËR, 9 nëntor /ATSH-AFP/ – Rritja ekonomike e Britanisë së Madhe u përshpejtua në tremujorin e tretë, në 0,6%, falë rritjes së konsumit të ekonomive shtëpiake, pavarësisht një ulje të investimeve të sipërmarrjeve vetëm disa muaj nga Brexit, njoftoi sot Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS).

Ky vlerësim paraprak i Zyrës së Statistikave Kombëtare (ONS) përballet me pritshmëritë e analistëve të pyetur nga “Bloomberg”.

Megjithatë, të gjithë sektorët e ekonomisë kanë mbështetur këtë fuqizim, kryesisht sektori i rëndësishëm i shërbimeve, por gjithashtu edhe industria, ndërtimi dhe bujqësia. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.