BERLIN – Merkel: Antisemitizmi fenomen shqetësues për të gjithë

63

BERLIN, 9 nëntor  /ATSH-ANSA/ – Pas Luftës së Dytë Botërore ndarja me racizmin dhe antisemitizmin ishin themelore, por racizmi, antisemitizmi dhe paragjykimet nuk mbijnë vetë,  theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel në fjalimin për përkujtimin e 80-vjetorit të Natës së Kristaltë, në sinagogën qendrore të Berlinit.

“Sot ka një jetë të begatë të hebrenjve në Gjermani, por antisemitizmi nuk shqetëson vetëm hebrenjtë, por të gjithë ne”, shtoi ajo.

‘’Për të kuptuar Natën e Kristaltë është  e nevojshme të kuptohet procesi që i parapriu, i cili më pas solli Holokaustin. Vetëm në këtë mënyrë është e mundur të nxjerrim mësimin e duhur për të ardhmen’’, vazhdoi ajo./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.