Bashkia Dibër vazhdon investimet për menaxhimin e mbetjeve urbane

42

TIRANË, 9 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Dibër vazhdon të investojë për menaxhimin e mbetjeve urbane për një territor më të pastër në shërbim të një jetë më të mirë për qytetarët.

Në lidhje me menaxhimin e mbetjeve urbane kryesisht në njësisë administrative Maqellarë, bashkia Dibër shpjegon se “në Sektorin e Menaxhimit të Mbetjeve për vitin 2017 janë realizuar investime të rëndësishme, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve kundrejt komunitetit të tilla si: blerja e një makine të re teknologjike, blerja e 165 kontenierë të rinj dhe marrja e 30 të tjerëve dhuratë”.

Në nëntor të vitit 2017, u vendosën 30 kontenierët e rinj për zonën e Maqellarës. Në përputhje me analizën e bërë nga specialistët e sektorit që kanë marrë në konsideratë gjenerimin e mbetjeve për zonën ku janë vendosur kontenierët, është përcaktuar që mbetjet të tërhiqen dy herë në javë (të martë dhe të shtunë).

Në kuadër të nismës së qeverisë “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” përgjatë vitit 2018,  Bashkia Dibër zbatoi planin 20-ditor për pastrimin e territorit të saj në zonat më të ndotura në të gjitha Njësitë Administrative.

Aksioni “Të pastrojmë Dibrën“ është mbështetur financiarisht nga DLDP (programi për zhvillim dhe decentralizim lokal) dhe pjesërisht nga buxheti i bashkisë. Në datat 17.04.2018 dhe 18.04.2018 u realizua aksioni për pastrimin e NJA Maqellarë. Morën pjesë në këtë aksion afërsisht 95 persona, punonjës të drejtorisë së shërbimeve, njësia Maqellarë dhe punonjësit e ARM Dibër, si dhe një numër prej afërsisht 350 nxënës e mësues të shkollës 9-vjeçare dhe të mesme Maqellarë.

U larguan një sasi prej 39 ton mbetje të përziera (urbane dhe voluminoze) në zonën e përroit të Pesëjakës, Dovolanit, në qendër të njësisë dhe në Vojnikë.

Përveç evadimit të mbetjeve u bë e mundur edhe rehabilitimi i zonës si dhe mbulimi me inerte edhe në vendet ku punëtorët dhe mjetet nuk mund të ndërhynin. Në zonat e ndërhyra përgjatë aksionit dhe të tjera vazhdon situata e hedhjes së mbetjeve në mënyrë të përsëritur.

Aktualisht ne mbulojmë me shërbim vetëm segmentin rrugor Peshkopi-Maqellarë-Doganë dhe fshatrat Vojnikë, Dovolan, Çernen dhe jemi duke parë mundësitë që brenda muajit Nëntorit të shtrihemi me shërbim edhe në fshatrat e tjerë të kësaj njësie administrative

Po ashtu, bashkia u tërheq tërheqim qytetarëve që mbetjet të mos hidhen në tokë por në kontenierë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.