Basha shpalos programin ekonomik të PD

51

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ – Lulzim Basha ka shpalosur në prezencë të kryetarit të Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU, Martin Henze programin ekonomik të Partisë Demokratike.

Kreu i PD në fjalën e tij vendosi theksin tek mënyra se si drejtësia duhet të veprojë si dhe largimin e ekonomisë nga duar e oligarkëve.

“Duhet një drejtësi që ndëshkon politikanët e lidhur me krimin dhe garanton të drejtat e qytetarëve, zbatimin e ligjit. Hapi i dytë do të jetë kthimi i Shqipërisë në një atraksion për investitorët. Dy investimet e fundit u kontaktuan nga qeverisja e PD dhe tani po shkojnë drejt përfundimit”, – theksoi Basha.

Për të vënë në zbatim planin ekonomik të PD, Basha bëri me dije se do të vazhdojë bashkëveprimin me CDU-në gjermane.

“Ne do të vazhdojmë bashkëveprimin me CDU për të realizuar planin tonë ekonomik. Ne kemi vendosmërinë për t’i vendosur në zbatim që ditën e parë që do na besohet qeverisja nga shqiptarët. Me taksën e sheshtë 9%, me çlirimin e biznesit të vogël e të mesëm nga tmerri i arbitraritetit, sigurimi i konkurrencës së lirë e të barabartë. Do i japim fund politikave klienteliste e korruptive që kanë përthithur qindra milionë euro para publike”, – përfundoi Basha. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.