AUSTRI – Kurz: Një kolonel në pension dyshohet si agjent i Rusisë

73

VJENË, 9 nëntor /ATSH-AFP/ – Një kolonel i ushtrisë austriake, në pension, dyshohet për spiunazh për llogari të Rusisë, gjatë shumë dekadave, njoftoi sot para medias kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Oficeri kishte filluar të punonte me shërbimet sekrete ruse në vitet ’90 dhe kishte vazhduar aktivitetet e tij deri këtë vit.

“Ambasadori i Rusisë në Vjenë u thërrit nga ministri austriak i Punëve të Jashtme, Karin Kneissl, që anuloi një vizitë të parashikuar në Rusi”, shtoi Sebastian Kurz. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.