9 Nëntor 1989, shembet Murit i Berlinit

44

TIRANË, 9 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Shembja e Murit të Berlinit konsiderohet si momenti dhënies fund të komunizmit në Europë, pasi dy vite më vonë bie dhe barriera e fundit komuniste në Shqipëri.

Një histori tragjizëm në mes të Europës, komunizmi thuri ndasi duke ndërtuar një barrierë të ngurtë me gjemba, pra Murin e Berlinit si një  ogur keq për lirinë dhe demokracinë evropiane.

Muri i Berlinit nisi të ndërtohej më 13 gusht 1961, mur i cili do ta mbante për 28 vite të ndarë Gjermaninë dhe që u kthye në simbolin e ndarjes mes Europës Lindore e asaj Perëndimore.

Ndoshta pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria u dha urdhër më shumë se 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermanolindorë, të bllokonin me tela me gjemba të gjithë kufirin, duke lënë vetën 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor.

Ndërtimi i murit ishte një çmenduri e regjimit komunist, 10 mijë kilometra tela u shtrinë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit perëndimor. Muri u përforcua herë pas here dhe deri në vitin 1989 ai numëronte 45 mijë blloqe betoni, 259 qen kufiri dhe 302 kulla vëzhgimi.

Ka qenë pra gushti i 1961 kur Republika Demokratike e Gjermanisë, në bashkëpunim me Bashkimin Sovjetik, filloi ndërtimin e Murit të Berlinit dhe u njoh si  “Perdja e Hekurt”.

Shëmbe atë mur, mesazhi që vinte nga përtej atlantikut nga Presidenti i SHBA-së, Reagan.

Në qershor të vitit 1963, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy vizitoi Berlinin Perëndimor, ku mbajti një fjalim të fuqishëm kundër ngritjes së Murit.

“Në botën e lirisë, prononcimi më me krenari ishte “Jam berlinez”.

Vite më vonë, në vitin 1987, një tjetër president i Shteteve të Bashkuara, Ronal Reagan, vizitoi Berlinin, nga ku i bëri thirrje udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbachev, t’i jepte fund ndarjes së qytetit.

“Sekretar i Përgjithshëm Gorbachev, nëse synon paqen, nëse synon begatinë për Bashkimin Sovjetik dhe Europën Lindore, nëse synon liberalizimin, eja tek kjo portë. Zoti Gorbachev, hape këtë portë. Zoti Gorbachev, shembe këtë mur”.

Në janar të vitit 1989, filluan revolucionet demokratike në Poloni dhe Hungari. Pas vetëm dy muajsh, në mars të vitit 1989, qeveria komuniste polake dhe qeveria komuniste hungareze u dorëzuan, duke ia lënë vendit qeverive demokratike.

Të nxitur nga revolucionet në vendet afër tyre, ata filluan protesta masive në maj të 1989 derisa, në 9 Nëntor 1989, qeveria e Gjermanisë Lindore lajmëroi që banorët e tyre mund ta vizitonin Gjermaninë Perëndimore.

Por, më 1989, kjo perde dhe pa kënaqësitë prej saj nisën të ndihen fuqishëm. Ethet e lirisë filluan të ndjehen që në shkurt të vitit 1989.

Dhjetëra mijëra njerëz filluan ta shembnin atë, pas njoftimit nga autoritetet e Gjermanisë Lindore se rregullat strikte për të udhëtuar jashtë vendit ishin hequr.

Brenda pak çastesh, të shumtë ishin ata që kapërcenin nga njëra anë e murit në tjetrën, duke shënuar kështu fillimin e rënies së Perdes së Hekurt dhe bashkimin e Gjermanisë, gjë e cila u realizua plotësisht një vit më pas, 1990.

Në mbrëmjen 9 nëntorit 1989, Muri i Berlinit prej 155 kilometra rreth enklavës demokratike Perëndimore u hap.

Kufiri mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, humbi kuptimin ashtu si dhe shteti socialist i Gjermanisë. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania u ribashkua.

Muri u ndërtua për të ndalur largimin e gjermanolindorëve, duke u bërë kështu simboli i mungesës së lirisë së tyre. Pavarësisht barrikadës, qindra njerëz morën guximin për të kaluar në anën tjetër, disa arritën të arratisen, disa të tjerë jo.

Shifrat për numrin e atyre që u vranë deri në shembjen e Murit janë të ndryshme. Prokurorët e Berlinit thonë se 270 vetë u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur, duke kapërcyer murin, duke kaluar nën të, ose nëpërmjet pikave të kalimit, 3200 u arrestuan kur po përpiqeshin të kalonin Murin.

Më shumë se 75 mijë qytetarë u burgosën për tentativë arratisjeje nga Gjermania Lindore. Rrëzimi i murit ishte një ngjarje që pati ndikim në të gjithë popujt e botës.

Edhe pse muri u ndërtua, 5000 vetë arritën të arratisen drejt Gjermanisë Perëndimore.

Dy vite më vonë do të binte dhe komunizmi në Shqipëri duke i dhënë kështu fund rënies së komunizmit në Europë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.