231 miliardë lekë investime nga ndërmarrjet prodhuese

74

Investimet në ndërmarrjet prodhuese u rritën me 4,5%

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/- Investimet e realizuara nga ndërmarrjet prodhuese arritën vlerën 231 miliardë lekë nga 221 miliardë lekë në 2016, duke shënuar një rritje prej 4,5 %.

INSTAT bën të ditur se, gjatë vitit 2017, investimet e realizuara u rritën me 4,5%, ku prodhuesit e shërbimeve kontribuan pozitivisht me 3,8%, ndërsa prodhuesit e të mirave kontribuan pozitivisht me 0.7%.

Prodhuesit e shërbimeve zunë 30,7% të investimeve nga 28,3 % që zinin vitin e kaluar. Sektori me vlerën më të lartë të investimeve të realizuara është ai i energjisë elektrike dhe ujit, i cili për vitin 2017 ka investuar 99 miliardë lekë, duke zënë 42,9 % të investime gjithsej.

Peshën më të vogël të investimeve e zënë sektorët e akomodim dhe restoranteve 2,7% dhe industria nxjerrëse 4,0%, bëri të ditur INSTAT. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.