Vlorë, aktivitet ndërgjegjësues mbi masat parandaluese të gripit

62

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ – Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Vlorë ka zhvilluar një takim me nxënësit e klasave të 12-ta në shkollën “Pilo Prifti” për ndërgjegjësimin e tyre për kryerjen e vaksinës së gripit, me qëllim parandalimin e tij.

Aktiviteti u zhvillua në Novoselë ku nxënësit e klasave të 12-ta u informuan dhe u ndërgjegjësuan gjithashtu mbi dhunën dhe shëndetin seksual dhe riprodhues.

Ndërkaq, më herët Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Vlorë zhvilloi një bashkëbisedim me disa pacientë në risk në Qendrën Shëndetësore Novoselë, mbi masat parandaluese të gripit, siç është edhe kryerja e vaksinës së gripit.

z.tosku/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.