Universiteti i Kalabrisë, vatra arsimore e lidhur me identitetin arbëresh

82

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ – Presidenti Ilir Meta vizitoi sot Universitetin e Kalabrisë në Kozenca.

”Kënaqësi të vizitoja sot Universitetin e Kalabrisë në Kozenca, këtë vatër të rëndësishme arsimore të lidhur fort me identitetin arbëresh dhe me historinë e albanologjisë, mendimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare”, – u shpreh Meta.

”Mirënjohës kolegjeve e seminareve italo-arbëreshe, që i paraprinë Rilindjes Kombëtare në Shqipëri, me idetë iluministe dhe me pasionin për arsimin dhe kulturën europiane, si frymëzim për jetën dhe veprën e shumë patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë”, – përfundoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.