Thaçi: U pajtuam për arritjen e një marrëveshjeje, ligjërisht e detyrueshme

57

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se gjatë takimit që ka pasur me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin, se janë për dinamizimin e dialogut.

“Sapo e përfundova takimin bilateral me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin. U pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /KosovaPress//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.