Të miturit e pashoqëruar, marrëveshje bashkëpunimi me Italinë

38

TIRANË, 8 nëntor/ATSH- A. Fortuzi/ – Finalizohen negociatat për Memorandumin e parandalimit të fenomenit të të miturve të pashoqëruar

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda po zhvillon një vizitë pune në Itali, në krye të një delegacioni ekspertësh, që përfundoi negociatat për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi me Italinë për parandalimin e fenomenit të të miturve të pashoqëruar dhe ri-integrimin në shoqërinë shqiptare. Ky memorandum parashikon masa për zvogëlimin e numrit të të miturve të pashoqëruar shqiptarë në Itali.

Palët ranë dakord për variantin e përbashkët përfundimtar dhe në takimin e radhës ai do të nënshkruhet nga zyrtarët e dy vendeve. Në marrëveshjen e propozuar parashikohet një rritje e bashkëpunimit dhe mbështetje nga pala italiane për autoritetet shqiptare. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.