Takimi Thaçi-Vuçiç, mbrëmjen e sotme në Bruksel

PRISHTINE, 8 nëntor /ATSH/ – Në mbrëmje do të mbahet takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Në dallim nga herët e kaluara, që zakonisht takimet janë mbajtur në mëngjes, kësaj radhe pritet të fillojë në mbrëmje takimi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Thaçi do të takojë Vuçiçin, edhe pse zyrtarët serbë paralajmëruan mundësinë e dështimit të këtij takimi në shenjë proteste për taksën për 10% që Qeveria e Kosovës ka vendosur para pak ditësh për prodhimet e Serbisë dhe ato të Bosnjës. /KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.