Stoltenberg vlerëson kontributin e trupave shqiptare në Herat

72

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përgëzoi sot trupat shqiptare në Herat, për rolin kyç për të siguruar që Afganistani të mos shndërrohet kurrë një strehë e sigurt për terrorizmin ndërkombëtar.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila u shpreh krenare për kontributin e trupave shqiptare në Herat.

“Krenari për kontributin e trupave shqiptare në Herat, të cilët bashkë me kolegët e tyre nga Italia, SHBA, Sllovenia, Lituania dhe Ukraina, u vizituan dhe përgëzuan nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për rolin kyç të tyre për të siguruar që Afganistani të mos shndërrohet kurrë një strehë e sigurt për terrorizmin ndërkombëtar”, – tha Xhaçka./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.