SOFT NEWS – Një kroat thyen këmbën duke sulmuar një monument antifashist

ZAGRB, 8 nëntor /ATSH-AFP/ – Një kroat me bindje fashiste, 65 vjeç, theu këmbën pasi sulmoi një monument në nderim të një prej figurave kryesore kroate kundër regjimit të ustashëve pronazistë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas policisë, ky burrë rrëzoi monumentin të mërkurën në mëngjes, në qendër të qytetit bregdetar të Splitit.

Por, monumenti i ra mbi këmbë, një incident që ka shkaktuar reagime humori në një pjesë të medias dhe të përdoruesve të Twitterit në Kroaci.

“Edhe pse ka 76 vite që ka vdekur, Rade Koncar i theu këmbën fashistëve”, komentoi në Twitter politikani kroat i qendrës, Kreso Beljak.

“Një monument dinak thyen një fashist në Split”, shkruan një tjetër në rrjetet sociale.

“I moshuari u shtrua në spital dhe do të operohet”, njoftoi spitali i Splitit.

Partizan në luftën kundër ustashëve, Koncar ishte kapur nga fashistët italianë dhe ishte ekzekutuar në moshën 31-vjeçare në vitin 1942, bashkë me shumë prej shokëve të tij./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.