SHBA –  Google bën ”mea culpa” dhe premton ndryshime në rastet e ngacmimeve seksuale

78

UASHINGTON, 8 nëntor /ATSH-AFP/ – I akuzuar për mbulimin e rasteve të ngacmimit seksual, Google premtoi sot transparencë dhe mbështetje për viktimat, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë zemërimit të mijëra punonjësve që demonstruan javën e kaluar, të frymëzuar nga lëvizja #MeToo.

‘’Duhet të pranojmë se nuk kemi bërë gjithmonë gjënë e duhur në të kaluarën, dhe për këtë na vjen vërtet shumë keq,” shkruan drejtuesi i gjigantit në fushën e teknologjisë, Sundar Pichai në një email drejtuar punonjësve.

‘’Sigurisht ne duhet të bëjmë ndryshime”, u shpreh ai, duke shoqëruar mesazhin e tij me një postim në blog duke shpjeguar masat që do të merren në këtë drejtim për më shumë transparencë dhe mbështetje.

Google premton të komunikojë rregullisht numrin e rasteve të ngacmimeve seksuale të konstatuara në kompani dhe masat disiplinore që do të merren./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.