Sandër Lleshaj do vijojë punën ku është shtruar tashmë traseja

117

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/- “Shumë shpejt Ministria e Brendshme do të sjellë një projekt të ri kundër krimit të organizuar. Përfundimisht, ne do t’i zhdukim nga sipërfaqja që i takon njerëzve normalë. Ta mendojnë mirë ata kur të dalin nga shtëpia dhe jo ne kur dalim nga shtëpia”.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive, i cili vlerësoi punën e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Rama tha se ky i fundit e kreu detyrën e tij, ndërsa vlerësoi edhe zv/ministrin e ri, Sandër Lleshajn, që sipas Kryeministrit, do t’i japë një hap cilësor vendit.

“Këto janë marrëdhënie pune, partneriteti dhe po ju them që Fatmir Xhafaj e kreu detyrën e tij dhe sot Sandër Lleshi do të bëjë hap cilësor që ka nevojë vendi”, – tha Kryeministri.

“Unë nga jeta ime sportive kam ndër të tjera dhe një mësim: lojtarit që thotë ‘dua të dal nga fusha e lojës’, nuk i thuhet rri në fushë”, – tha Kreu i Ekzekutivit lidhur me dorëheqjen e Xhafajt. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.