Rruga panoramike Shëngjin-Velipojë, ndërtimi nis vitin e ardhshëm

131

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ – Qeveria Shqiptare në bashkëpunim më BERZH dhe Bankën Botërore do të financojnë ndërtimin e rrugës panoramike, Shëngjin-Velipojë. Drejtori i fondit Shqiptar të Zhvillimit tha në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, se kjo rrugë do fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm.

Rruga Shëngjin-Velipojë do të lidhë bregdetin shqiptar me Malin e Zi, duke e shkurtuar distancën në më pak se gjysmë ore. Kjo do të shërbejë për të sjellë më shumë turistë nga Mali i Zi, pasi ka kërkesë për të eksploruar këtë pjesë të bregdetit gjatë sezonit.

Deri në vitin 2020, rruga që lidh plazhin e Shëngjinit me atë të Velipojës do të shndërrohet në një aks panoramik dhe do të përshkohet për 20 minuta nga 1 orë e gjysmë që merr aktualisht.

Rruga prej 66,3 km do të reduktohet në vetëm 14,9 kilometra. Projekti parasheh edhe lidhjen e saj me Ulqinin përmes grykëderdhjes së Bunës.

Shëngjin-Velipojë, do të jetë një aks panoramik, i cili do të hapë perspektivën e zhvillimit të turizmit elitar, gjithashtu parashikohet të rrisë ekonominë e punësimin në zonë. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.