Ronaldo: “United” nuk e meritoi fitoren

65

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ – Cristiano Ronaldo tha se “Manchester United” nuk bëri asgjë për të merituar fitoren 1-2 mbrëmjen e së mërkurës në Ligën e Kampioneve ndaj “Juventusit”.

Portugezi shënoi golin e parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon nga një goditje e shkëlqyer, por miqtë e përmbysën rezultatin me supergolin e Huan Mata nga goditja e lirë dhe autogolin e Alex Sandro në pesë minutat e fundit.

“Liga e Kampioneve është një garë e veçantë, kur je afër fitores, nuk mund të relaksohesh, pasi gjithçka mund të ndodhë. Ne dominuam 90 minuta, krijuam shumë shanse, mund t’i shënonim edhe tre ose katër herë, por në fund u ndëshkuam” , tha Ronaldo për Sky Sport.

“United nuk bëri asgjë për të triumfuar, duhet të ngremë kokën, kemi luajtur mirë dhe jemi ende të parët në grup”, u shpreh ai.

“Juventusi” në raundin tjetër ka nevojë vetëm për një pikë kundër “Valencia-s” në Torino për të kaluar, ndërsa “United” pret “Young Boys”.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.