PS do fitonte sot e vetme 78 deputetë, duroni dhe shikoni zgjedhjet lokale

81

TIRANË, 8 nëntor/ATSH- A. Fortuzi/- Kryeministri i vendit, Edi Rama, i pranishëm në një studio televizive, tha se Partia Socialiste po të hynte sot në zgjedhje do të fitonte 78 deputetë.

Kryeministri Edi Rama, i pyetur për akuzat e opozitës për lidhjet e qeverisë me krimin, u përgjigj se opozita është e dëshpëruar, se po të hyjmë sot në zgjedhje do të merrnim 78 deputet.

“Ne në Shqipëri fitojmë zgjedhjet dhe s’kemi nevojë fare për këto akuza apo kundërakuza. Për këtë juve ju mjafton të bëni sondazhe, po të doni të kuptoni të vërtetën, ju del qartë. Populli s’mashtrohet në telefon apo kërcënohet me telefon. 78 deputetë merr sot e vetme në zgjedhje PS. Dhe prisni zgjedhjet lokale dhe shikojeni. Patjetër që ka parregullsi në zgjedhje, por harrojeni se zgjedhjet në Shqipëri influencohen nga këto muhabete që nxjerr opozita”, – tha Rama. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.