Promovohet në Kosovë botimi anastatik i revistës “Diturija”

77

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ – Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” u promovua botimi anastatik i revistës “Diturija” (1909-1929).

Gjithashtu u organizua edhe një konferencë shkencore për Mid’hat Frashërin (Lumo Skëndo) dhe themelimin e atëhershëm të kësaj reviste.

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë bën të ditur se, ky aktivitet u organizua me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit në bashkëpunim mes Bibliotekës Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe fondacionit arsimor kulturor e humanitar “Alsar”.

Në këtë kuadër, në ambientet e Bibilotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” u çel ekspozita “Abetarja shqipe 1906 – 2018”.

Në ceremoninë e hapjes së konferencës, i pranshëm ishte ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

/gj.mima/  /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.