Problematikat e sipërmarrjeve, Qato viziton një nga bizneset më të mëdha në rajon

99

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ – Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato zhvilloi ditën e sotme një vizitë në një nga bizneset më të mëdha të distribucionit në rajon, e cila ka edhe në numër të lartë të punësuarish, duke premtuar edhe zgjidhje për disa nga problematikat e shfaqura prej tyre.

Ministrja Sonila Qato gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e kësaj kompanie theksoi se, në këtë kompani numërohen rreth 200 persona të punësuar dhe se zgjerim nëpërmjet partneritetit me markat më elitare të produkteve ndërkombëtare është duke vijuar.

“Vizitën e sotme e zhvillova në një ndër bizneset më të mëdha të distribucionit jo vetëm për Shqipërinë, por dhe me shtrirje në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni. Me një sistem menaxhimi të hallkave të punës tërësisht të digjitalizuar dhe avangard, sot numëron 200 punonjës dhe vijon zgjerimin nëpërmjet partneritetit me markat më elitare të produkteve ndërkombëtare”, – theksoi Qato.

Gjatë takimit, ministrja është njohur dhe ka shënuar disa nga problematikat e shfaqura, duke premtuar për një zgjidhje të qëndrueshme për to.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.