Paketa fiskale 2019, lehtësohen procedurat tatimore

117

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” parashikon lehtësimin e procedurave për tatimpaguesit dhe mbylljen e hapësirave për evazion fiskal.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj shpjegoi sot në Komisionin e Ekonomisë gjatë prezantimit të këtij pr/ligji që shoqërojnë paketën fiskale 2019, se ndryshimet konsistojnë në forcimin e rregullave për pajisjen e subjekteve me më shumë se një NIPT, lehtësimin e procedurave të çregjistrimit të biznesit dhe thjeshtimin e procedurave tatimore.

“Dispozita antishmangie në lidhje me regjistrimin e më shumë se një biznesi nga personat fizikë tregtarë, është evazioni që bëjnë individë të ndryshëm kur krijojnë entitete të ndryshme, i kthejnë në pasivë, i lënë dhe të ngarkuar me borxhe ndaj tatimeve, dhe krijojnë një person fizik tjetër. Kjo dispozitë antishmangie do ta reduktojë deri në eliminim të fenomenit gangrenizues për bazën tatimore”, – tha Ahmetaj. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.