Nga 1 janari 2019, importimi i makinerive bujqësore me zero taksë

160

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/- Duke filluar nga data 1 janari 2019, makineritë bujqësore do të importohen me zero taksë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, tha sot në Komisionin e Ekonomisë se në paketën e re fiskale përjashtohet importi i makinerive bujqësore nga TVSH-ja.

“Ligji ekzistues përjashton nga TVSH-ja vetëm fermerët individualë që importojnë, ndërsa ne do të përjashtojmë edhe bizneset që merren me këtë veprimtari”, – tha ai.

Kjo masë, u shpreh Ahmetaj, do të lejojë tregtarët të blejnë makineri bujqësore dhe t’i shesin pa TVSH, si dhe do t’i japë nxitje prodhimit bujqësor përmes teknologjive të reja. e.xh/  /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.