Ndërtimet e reja dhe rikonstruksionet në komplekset spitalore për 2019

68

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ – Buxheti 2019 për shëndetësisë do të financojë ndërtime të reja dhe rikontruksione në komplekset spitalore.

Kështu, në kuadër të programit për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës, në 2019 do të nisin investime të rëndësishme për maternitetet. Sipas pr/buxhetit, materniteti dhe spitali i Lezhës do të jetë një ndër investimet për vitin 2019 dhe rikonstruksioni shtesë për maternitetin e Beratit në vlerën e 375 milionë lekëve.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur gjatë prezantimit të pr/buxhetit se “do të vijojmë përfundimin e investimeve që kemi nisur përgjatë 2018 me fazën e parë të projektit të investimeve në spitalin e Kukësit, duke përfshirë në korpusin e spitalit edhe maternitetin e këtij spitali. Pra, investojmë në këtë vit për kujdesin e nënës dhe fëmijës”.

z.tosku/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.