Me Ançelotin, Hysaj ka humbur vendin e titullarit te “Napoli”

131

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ – Elseid Hysaj nuk po gjen shumë hapësirë te skuadra e “Napolit”. Ardhja e Ançelotit në krye të “Napolit” ka bërë që mbrojtësi shqiptar të qëndrojë shpesh në stolin e rezervave.

Shkodrani Elseid Hysaj sezonin e kaluar ishte një titullar i padiskutueshëm te “Napoli” kur skuadra italiane drejtohej nga Mauricio Sarri. Por me ardhjen e Ançelotit mbrojtësi i kombëtares sonë e ka humbur vendin e titullarit.

Mario Xhufredi, agjenti i Hysajt, “fajson” mënyrën e lojës së Ançelotit.

Agjenti i Hysajt tha se, “jam shumë i lumtur nga ndeshja e Hysajt kundër “PSG-së”. E pashë të motivuar dhe më pëlqen uria e tij për të bërë mirë. Në vitet e fundit Hysaj ka luajtur gjithmonë me Sarrin. Me të faza difensive kishte prioritet, punë që Hysaj di ta bëj mirë. Me Ançelotin është ndryshe, pasi ai kërkon që mbrojtja të dalë përpara dhe po përmirësohet për këtë. Kam thënë gjithmonë se Elseidi është nga më të fuqishmit dhe konkurrenca po e bën edhe më të fortë”, përfundoi agjenti. /o.l/./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.