Kombëtarja e futbollit për femra mposhtet 2-0 nga Sllovenia

95

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ – Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra është mposhtur ditën e sotme në miqësoren e zhvilluar ndaj ekipit të Sllovenisë, me rezultatin 2-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Gornja Radgona”, kombëtarja është ndëshkuar me 2 gola të cilat u shënuan në minutën e katërt dhe në minutën e 71 me anë të një 11-metërshi.
Kombëtarja e femrave e filloi ndeshjen me këtë formacion: Rexhepi, Rrahmani (c), Bajraktari, Maliqi, Hamidi, Krasniqi, Doci, Haziri, Gjini, Maksuti, Franja. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.