KABUL – Dhjetëra të vdekur pas sulmeve talebane në dy provinca

72

KABUL, 8 nëntor /ATSH-DPA/ – Sulmet talebane në veri të provincës Takhar dhe në provincën juglindore të Ghaznit kanë shkaktuar dhjetëra viktima midis forcave afgane dhe civilëve, thanë zyrtarët për shtypin vendas.

Rreth 20 ushtarë të ushtrisë afgane u vranë pasi militantët sulmuan bazat e tyre në  Khawja Ghar dhe Takhar.

Ndërkohë, shtatë ushtarë të ushtrisë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në afërsi të distriktit Dasht-e Archi të mërkurën në mbrëmje.

Ndërkohë, sulmet talebane në Ghazni vazhduan dhe bilanci e viktimave midis forcave policore lokale dhe civilëve të cilët kishin marrë armët mbetën ende i paqartë.

Militantët talebanë kanë intensifikuar sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë dhe strukturave të qeverisë në muajt e fundit./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.