“Juventus” interesohet për portierin e “Real Madrid”

66

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ – “Zonja e Vjetër” është në kërkim të një portieri për sezonin tjetër.

Pas largimit të Gianluigi Buffon drejt PSG-së, te “Juventus” portier i parë është Wojciech Szczesny, kurse nga “Genoa” kanë transferuar Mattia Perin.

Sipas Calciomercato, trajneri Massimiliano Allegri ka kërkuar që në skuadër të vijë edhe një portier i kalibrit të lartë.

Bëhet fjalë për Keylor Navas, i cili ka humbur vendin e titullarit që nga ardhja e Thibaout Courtois nga “Chelsea” këtë verë.

“Juventus” pritet të përgatisë një ofertë që ta bind përfaqësuesin e Kosta-Rikës, t’i bashkohet bardhezinjve.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.