“Inter” po punon për të sjellë në Milano, Modriç dhe Marsial

83

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ – Në Spanjë ka nisur dalëngadalë të përgatitet terreni pa kroatin Luka Modriç.

Auzilio drejtori sportiv i “Interit”, i cili do të ketë edhe mbështetjen e Bepe Marotës do të provojë të gjejë mjetet e duhura për të bindur Perezin të heqë dorë nga numri 10 që në janar.

Ish-drejtori i “Juves”, Marota, ka bërë shpesh goditje të rëndësishme. Rodrigo De Pol është një tjetër lojtar që vlerësohet shumë nga Spaleti. Udineze e vlerëson të paktën 30 milionë, por në portofolin e “Interit” ekzistojnë shumë lojtarë që mund të përfshihen në operacion për sulmuesin argjentinas, i cili ofron shumë alternativa taktike.

Ndërkohë nga Anglia zbulohet se “Interi” fshihet pas ngërçit të rinovimit “Junajtid-Marsial”. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.